Kujdesi i Pacientit

E drejta e pacientit është një cështje shumë e rëndësishme e Institutit të Informimit dhe Edukimit Shëndetësor.

Prioriteti ynë është edukimi dhe informimi i juaj për cështjet mbi shëndetin dhe zgjidhjen e problematikave në kuadër të marrdhënieve me stafin mjekësor, infermieror në institucionet publike ose private.

IIESh ka si mision të ofrojë mbështetjen profesionale përmes edukimit dhe

informimit mbi të drejtat tuaja, duke pasur në fokus marrdhënien pacient / mjek dhe mundësinë që pacienti ka për të ushtruar të drejtat e tij brenda cdo institucioni publik dhe privat.

Ne iu ofrojmë garancinë dhe profesionalizmin e zgjidhjes së problemeve tuaja, përmes një bordi të përbërë nga Profesorë të fushës së Mjeksisë që me eksperiencën dhe përvojën akademike të tyre mbulon të gjithë gamën e problematikave të pacientit në raport me mjekun .

Gjithashtu ne iu ofrojmë këshillim për diagnoza të ndryshme, konsulencë për gjendje shëndetsore dhe informacion mbi nevojat individuale të trupit tuaj , nga stafi i mjekëve të specializuar dhe të angazhuar pranë IIESh.

IIESh është e gatshme të vihet në dispozicion duke ofruar një asistencë të

vazhdueshme në mbështetje të problemeve dhe ankesave tuaja, duke iu garantuar zgjidhje përfundimtare dhe dinjitoze , morale dhe materiale.

Për Ne të drejtat dhe shqetësimet tuaja janë udhërrëfyes të punës tonë me dedikim ndaj jush !

 

 

Blvd. "Bajram CURRI",Pll 298, H16.

(+355) 682024840

(+355) 672063890

info@iiesh.al

Designed & Developed with By B2B.AL